E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
20 vite më parë kanë qenë thjesht shoqërues, tashmë në altar si çift (VIDEO)
Histori e dashurisë për Brittney dhe Briggs Fussy kishte nisur 20 vite më parë. Për herë të parë ato kishin ecur në krah të njëri tjetrit drejt altarit kur ishin vetëm tre vjeç.

Dyshja simpatike ishte takuar për herë të parë në vitin 1995, ku vajza hidhte lulet dhe djaloshi sillte unazat në dasmën e kushërirës së Brittneyt.

Rastësia ka bërë që ato të takohen në shkollë të mesme, 15 vite pas dasmës, me të përmendur emrin, asaj i është kujtuar se e njeh një djalë të quajtur Briggs. Ajo bisedon me nënën e saj dhe zbulon se ka dhe një fotografi së bashku me Briggsin, të varur në murin e dhomës.

Ndërsa tashmë ato kanë nisur një lidhje dashurie, dhe i janë drejtuar për herë të dytë altarit, por këtë herë si një çift i vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori