Grabiti xhiron ditore të një marketi, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Greqi mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas mediave greke i riu shqiptari cili banonte ilegalisht në Greqi, akuzohet për një vjedhje të ndodhur më 26 shkurt 2022 në një market, ku nga pamjet filmike u zbulua se ishte maskuar dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë nga arka e subjektit në pronësi të një 60 vjeçari, xhiron ditore.

Gjithashtu, në orët e mbrëmjes së datës 30.03.2022, i arrestuari ka hyrë në të njëjtin market dhe me kërcënimin e thikës i ka kërkuar para një punonjëseje tjetër të dyqanit, por ajo ka reaguar, e për pasojë shqiptari është larguar me vrap duke mos arritur të vjedhë gjë.

/albeu.com/


Shtuar 1.02.2023 19:41