GJKKO çon për gjykim dosjen e ish kreut të gjykatës Kushtetuese

GJKKO ka dërguar të martën për gjykim çështjen e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. SPAK e akuzoi Dedjen për fshehje të pasurisë.

Në dhjetor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatën Kushtetuese Bashkim Dedja.

KPA arsyetoi se gjyqtari Dedja ka pasuri më të madhe nga sa mund të justifikojë dhe nuk ka paraqitur burime të ligjshme financiare për to.

Me këtë vendim, KPA hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedjas./albeu.com


Shtuar 10.05.2022 15:04