E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
20 ndërhyrje janë akoma larg ideales, 28-vjeçarja e fiksuar me operacionet plastike (FOTO LAJM)

Tepër e dhënë pas trupit dhe fytyrës ideale, Kristen ka marrë përsipër të kryejë operacione plastike me vlera të konsiderueshme, por shprehet se nuk do të ndalojë. Ajo ka ndërhyrë në pjesë të trupit si buzë, hundë, gjoks, mjekër, ballë, heqje dhjami, madje edhe ka hequr një brinjë.

"E nisa që në shkollë për qejf, pastaj fitova varësi. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për mua dhe zgjedhjet e mia",- tha Kristen Snider, e cila operacionin e parë e ka kryer në vitin 2010, sipas Mirror. "Të jesh perfeksionist, ambicioz dhe krijues është një mënyrë e shpejtë për t'u bërë i varur nga kirurgjia plastike".

28-vjeçarja Snider ka hequr brinjët duke bërë një përpjekje drastike dhe të guximshme për të mbërritur te vizioni që ka për veten. Një kirurg plastik shpjegoi procedurën për "Fox News" dhe tha se brinjët e 11 dhe 12 janë larguar, por janë 10 brinjët kryesore të cilat mbrojnë veshkat.

E keqja më e madhe është se Kristen nuk është akoma e kënaqur me trupin dhe fytyrën e saj. Pavarësisht se ndihet krenare për disa ndërhyrje që kanë arritur te dëshira e saj, u është rikthyer të njëjtave operacione për të arritur një rezultat final më të mirë. Familja vazhdon të këmbëngulë që Kristen të heqë dorë nga ndërhyrjet e njëpasnjëshme, sepse ka frikë që kjo mënyrë mund t'i sjellë vajzës së tyre vdekje të parakohshme, por 28-vjeçarja nuk mendon kështu. Ajo është e bindur se mund të arrijë te perfektja dhe, për më tepër, mendon se të gjithë njerëzit duhet t'i respektojnë zgjedhjet e saj.

"Unë e shoh trupin tim si kanavacë dhe kirurgjinë si mjet për të arritur imazhin që kam për veten në kokën time",- tha ajo për Mirror.

Snider tha se ka akoma një listë të gjatë procedurash që ende do të donte të provonte, duke përfshirë ngushtim të brinjëve dhe implante në kofshë. Nuk dihet nëse ndiqet nga i njëjti kirurg dhe të njëjtën metodë çdo herë, por megjithatë përditësohet me të rejat në këtë fushë.

Shtuar më 10/07/2019, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori