7 mijë lekë doza, kapet shpërndarësi i kokainës në Kamzë

Një 45-vjeçar është arrestuar në Kamzë pasi, akuzohet se shiste lëndë narkotike në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores, kundrejt çmimit 7.000 lekë të rinj doza e kokainës.

Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçari nga Kamza përveç se shpërndante doza kokaine, mbante në banesë armë gjahu.

Në Bathore, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. H., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.

Njoftimi policisë
DVP Tiranë

Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Blue avenue”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihet në pranga një 45-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe mbante armë gjahu në banesë.

Sekuestrohen arma e gjahut dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 45-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Blue avenue”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 45 vjeç, banuese në Kamzë.

Në Bathore, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. H., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 08:39