Tensionet Serbi-Kosovë, Rama: Mos rrezikojmë një Donbas të dytë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bisedimeve të djeshme në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shkruan se nuk mund të lejojmë as që Kosova Veriore të bëhet një Donbas i vogël, dhe as që dialogu të kthehet në lojë fajësimi në Ballkanin e Vjetër, për shkak të mungesës së vullnetit të palëve të përfshira në të.

Postimi i Ramës:

BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.


/albeu.com/


Shtuar 20.07.2023 11:47