“2.2 miliardë Euro vjedhje”, Berisha: Call-centerat janë nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Olsit

Në një konferencë për shtyp Sali Berisha është shprehur se ka shumë Call Centera në Shqipëri që janë nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe që kryejnë veprimtari kriminale dhe grabitje të qyetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali etj, përmes Bitcoin.

“Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Edi Ramës. Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë. Veprimtari kjo e palejuar në Europë.

Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, Call-Centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj.

Kjo grabitje bëhet me Bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush. Famëzi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere. Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini Bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë.

Këto Bitcoin përfundojnë të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rama dhe Olsi bëjnë protektorin, u thuhet se kush punon këtu, nuk i prek njeri. Tani këta janë të qetë se qeveria na mbron, dhe SKAP-i i partisë nuk hyn dot këtu, nuk ka punë këtu. Dhe sa është gjer më tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 miliardë Euro.

Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por ata po pengohen nga SKAP-i i partisë, që heton vetëm krahun tjetër të Call-Centerave, që duhet të zhduket dhe të mbetet vetëm këto që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti, me Bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë. Kjo përbën një veprimtari kriminale, të dënueshme, për të cilën në union mendohet se padrino është Olsi Rama. Ju e dini se si e përcolli, në mënyrë më antiligjore, drejtorin e policisë, Gledis Nano, me pretekstin se më spiunoi në ambasadë”, është shprehur Berisha.