191 këpucë në plazh për vdekjet e çdo muaji në Australi (FOTO LAJM)

Plot 191 palë këpucë burrash janë vendosur në rërën e Plazhit Bondi , në përpjekje për të ndriçuar errësirën që ka pushtuar Australinë.

Më shumë se gjashtë burra vdesin çdo ditë në vend, rreth 191 çdo muaj dhe shaku kryesor i këtyre vdekjeve është vetëvrasja.

Moshat e prekura nga fenomeni janë kryesisht meshkujt nga 15 deri 44 vjeç.

Instalacioni i cili përshëndeti notarët, sërfistët dhe praktikuesit e jogas në një nga plazhet më ikonike në botë u realizua për të shënuar fillimin e “Movember”.

Themeluesi i Movember, Adam Garone, tha se këpucët shërbejnë si kujtesë e ngurtë e madhësisë së problemit që përballen burrat australianë.

“Donim të rrisnim ndërgjegjësimin për gravitetin e situatës dhe ta nxirrnim nga hijet. Shumë pak njerëz e dinë shkallën e shtrirjes dhe kjo gjë po ndikon komunitetin tonë, “ tha ai për Daily Telegraph. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 23:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori