18 shpjegime pse dy njerëz vënë kurorë pa dashuri
Ka plot martesa që kanë ndodhur, pa qenë ndjenja në mes.

Martesa është bashkëjetesa ligjore, e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza të unitetit në familje.

Ky është përkufizimi ligjor, që e thekson dashurinë si element bazë për të shkuar drejt martesës. Jo të gjithë martohen për hir të dashurisë dhe dëshirës për të qëndruar së bashku gjatë gjithë jetës!

Në vijim, do të gjeni disa nga arsyet pse dy njerëz kanë pranuar të vënë kurorë, edhe pse nuk e duan njëri-tjetrin.

Ja se cilat janë arsyet për të cilat disa persona kanë thënë: “Po dua të martohem”:

1) Jam martuar me tim shoq, sepse burri që kam dashur prej pesë vitesh nuk më deshi asnjëherë.

2) Unë u martova për të pasur para dhe siguri. Nuk e dua ashtu siç do të doja dhe për këtë ndihem keq.

3) Jam martuar me tim shoq sepse familja e tij më ka dhënë 10 mijë dollarë për ta bërë një shtetas amerikan.

4) Kam zgjedhur të martohem me bashkëshortin tim për të marrë sigurimin shëndetësor. Këtë e dinë të gjithë.

5) U martova sepse ngela shtatzënë. Sakrifikova për hir të tim biri.

6) U martova me gruan time sepse u lodha duke qenë i mërzitur dhe vetëm. Pas pesë vitesh me të jam sërish i mërzitur dhe i vetmuar.

7) Dy muaj më parë u martova për hir të miqësisë dhe për të qenë i shoqëruar. Tashmë shpresoj të më ndodhë të bie në dashuri por besoj se do të jetë e vështirë të jap puthje pasionante dhe të ndiej flutura në stomak.

8. U martova vetëm për t’i dhënë shtetësinë e vendit tim. E dija se nuk ishte dashuri, por tani jam penduar shumë.

9) U martova me burrin tim sepse mamatë tona janë mike që nga koha e gjimnazit, pasi nuk doja të shkatërroja bashkimin e tyre. Tani jeta ime është thuajse një ferr.

10) Unë me burrin tim jam martuar sepse jam lesbike dhe doja që këtë fakt ta mbaja të fshehtë ndaj prindërve. Ai nuk di asgjë.

11) Burrin tim e kam zgjedhur sepse për fëmijët e mi është një baba i mirë, edhe pse nuk është babai i tyre biologjik.

12) Nuk e kam dashur kurrë tim shoq. Por me të jam martuar pasi më tmerron ideja të vdes e vetme.

13) Them se me bashkëshortin tim jam martuar vetëm për karrierën e tij brilante.

14) Pranova të martohem me të sepse nuk doja të vuante. Kjo është pendesa ime më e madhe në jetë. Mendoj se kurrë nuk kam për t’u dashuruar ndonjëherë.

15) Unë jam martuar vetëm për para, edhe pse irritohem kur e shikoj.

16) Jam martuar me burrin tim për të qëndruar pranë vjehrrit tim që në fakt është dashuria ime e vërtetë.

17) Zgjodha të martohem që djali im të kishte një baba, por kam zgjedhur personin e gabuar.

18) Me gruan time aktuale jam martuar, sepse mendoja që kjo gjë do të më ndihmonte të merrja kujdestarinë ekskluzive të tim biri.
Shtuar më 23/10/2020, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori