17 vjeçarja tregon nëpërmjet fotove fëmijërinë me nënën e droguar (FOTO LAJM)

Një vajzë 17-vjeçare ka ndarë fotografitë tronditëse të fëmijërisë së saj, të cilat nxjerrin në sipërfaqe realitetin e rritjes së saj me një nënë të droguar.

Adoleshentja, nga Idaho, ka postuar albumin e tmerrshëm të familjes së bashku me detajet e torturave që ajo dhe motrat e vëllezërit kanë duruar gjatë fëmijërisë së tyre në një familje me nënën e droguar.

‘Në këto fotografi kam qenë 18 muajshe’, shkruante së bashku me një foto të një foshnje të shtrirë në një dhomë të ndotur të mbushur me mjete droge. Dallohen gjilpërat dhe njëkohësisht edhe vetë droga dhe shishet e vogla.

Një tjetër figurë tregon motrën e saj të vogël, duke ardhur rrotull nëpër një dysheme të mbuluar me rroba të ndotura dhe plehra të hedhura, dhe në disa vende ku ka ushqim duket se ka shumë më tepër pilula droge se ushqim.
Shtuar më 18/07/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori