“Avionët ukrainas po ulen në Rumani”, Rusia lëshon kërcënimin: Do njiheni si pjesëmarrës në luftë (FOTO LAJM)

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se avionët ukrainas që po sulmojnë trupat ruse po lejohën të ulen në Rumani.

Zyrtar të ministrisë, kanë kërcënuar vendet e tjera të Europës që lejojnë avionët ushtarakë të Ukrainës të ulen në aeroportet e tyre.

Me anë të një postimi në Tëitter Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thekson se avionët ukrainas që po sulmojnë trupat ruse po lejohet të ulen në Rumani, duke shtuar se të gjitha vendet e tjera që do të lejojnë përdorimin e aeroporteve të tyre do të cilësohen si pjesëmarrëse aktive në konflikt.

“Avionët ukrainas që sulmojnë trupat tona po zbarkojnë në Rumani. Përdorimi i aeroporteve të vendeve të tjera do të njihet si pjesëmarrja e tyre aktive në konflikt”, shkruhet në Tëitterin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse./albeu.com/


Shtuar 6.03.2022 17:50