Dy gjeneralëve ukrainas u hiqet grada ushtarake

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se u ka hequr gradën ushtarake dy gjeneralëve, duke shtuar se “diçka i pengoi ata të përcaktojnë se ku ishte atdheu i tyre” dhe ata “shkelën betimin e tyre ushtarak për besnikëri ndaj popullit ukrainas”.

Zelenskyy tha se njëri nga gjeneralët kishte drejtuar sigurinë e brendshme në SBU, agjencia kryesore e inteligjencës, ndërsa tjetri kishte qenë shefi i SBU në Kherson, qyteti i parë i madh që ra në duart e rusëve.

Nuk u dhanë detaje të tjera për gjeneralët apo fatin e tyre.