16 shpikje të vogla që e bëjnë jetën tonë më të lehtë
Njeriu ka arritur të bëjë shpikje madhore të cilat kanë ndikuar katërcipërisht në jetën e tij por kur bëhet fjalë për shpikje nuk do të thote vetëm shpikje të cilat janë të një rëndësie shumë të madhe.

Përkundrazi janë disa shpikje të vogla të cilat shërbejnë për t’i bërë jëtën njeriut shumë më të lehtë.

1. Mbajtëse gotash. Të thjeshta por gjeniale. Mund të gjejnë përdorim si në shtëpi, ashtu edhe në punë.

2. Objekt që shërben për masën e makaronave. Kështu që nuk do bëni as shumë dhe as pak makarona.

3. Një stilolaps që mund të përcaktojë ngjyrat. Si ka mundësi që për këtë nuk i shkoi mendja askujt më parë.

4. Një llambë e hollë, sa një kartë krediti. Ideale për tu mbajtur në portofol.

5. Valixhja e ëndrrave tona. Ka rafte dhe varëse rrobash.

6. Një diapozitiv lazër, që projekton tastierën. Kjo shpikje e pabesueshme është ideale kur shkruajmë mesazhe të gjata dhe tastiera e celularit është e vogël dhe aspak komode.

7. Për të parë se çfarë kohe është jashtë. Ky zbulim pothuajse i pabesueshëm rikrijon motin jashtë shtëpisë.

8. Objekt për të pjekur perimet në skarë.

9. Lapsi inteligjent. Sikur ta kishim në shkollë.

10. Një tendë me energji solare. Në këtë tendë është e mundur që të karikohet telefoni dhe bën dritë natën. Madje është i mundur që edhe të ngrohet dyshemeja.

11. Një qese për larjen e rrobave. Nëse nuk mund të merrni me vete lavatriçen, ndërkohë që jeni në udhëtim, kjo qese është zgjidhja për larjen e rrobave të pista.

12. Tre në një: një makinë për kafen, një për tostën dhe një tigan. Pajisja perfekte për të bërë mëngjesin amerikan.

13. Pantofla të projektuara për të luajtur me fëmijët e tu.

14. Filxhani me vetpërzierje. Përzien çfarëdo lloj gjëje që futet brenda.

15. Një televizor i fshehur. Ky është kamuflim perfekt.

16. Stola mjaft komodë, si për tu ulur ashtu edhe për të lexuar apo shkruar në natyrë./albeu.com/


Shtuar më 02/09/2016, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori