156 mijë dollarë për një shishe konjak
Kina është vendi me më shumë miliarderë dhe kohët e fundit po kthehet në një “parajsë” për panaire. Së fundimi në një ankand, një shishe konjak është shitur për një çmim rekord.

Shishja “Courvoisier” e vitit 1858 u ble për 156 mijë 740 dollarë duke bërë që ajo të jetë shishja më e shtrenjtë në botë e konjakut.

Shishja e konjakut u ble nga Maggie Vong, e cila ishte e vendosur ta blinte atë me çdo çmim.

Çmimi me të cilin shishja e konjakut u shit ishte 25 mijë dollarë më shumë se vlera që e njëjta shishe u shit në FRanë para dy vitesh. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori