Arrestimi i kryebashkiakut , sekuestrohen disa dosje dhe kompjuterë në Bashkinë e Bulqizës

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakuit të Bulqizës, Lefter Alla, policia ka kryer kontrolle të imtësishme në bahskinë e Bulqizës.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se ditën e sotme janë sekuestruar disa dosje dhe kompjuterë në Bashkinë e Bulqizës.

Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Kjo nuk është hera e parë që Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë PD e akuzoi për konsum kokainë në një lokal, ku shfaqi edhe një video si provë.

Por vetë Alla hodhi poshtë akuzat dhe tha se ajo është montazh. Ndërkohë nga përgjigjet e analizave të kryera pranë laboratorit të policisë shkencore rezultoi se nuk ishte konsumues i lëndëve narkotike./albeu.com/


Shtuar 16.03.2023 10:28