14 vjeçari vjedh një makinë dhe e përplas me një Lamborghini Urus (FOTO LAJM)

Një adoleshent 14-vjeçar, është arrestuar pasi përplasi një Subaru Forester me një Lamborghini Urus, të parkuar skaj një rruge në Perth të Australisë.

I riu humbi kontrollin mbi veturën që e vodhi në një shtëpi, duke shkaktuar aksidentin e “kushtueshëm”.

Forcat policore, kanë arritur ta arrestojnë atë, menjëherë pasi u njoftua nga pronarët, se makina e tyre është vjedhur gjatë orëve të mbrëmjes.

Akuza mjaft të rënda rëndojnë mbi adoleshentin, përfshirë atë për vjedhje, si dhe shkaktim të dëmit të rëndë material.
Shtuar më 18/10/2019, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori