“Pse ia dha minutat Berishës”, Alibeaj i kërkon llogari Alizotit

Debatet mes deputetëve gjatë seancës së sotme në Kuvend nuk kanë qenë vetëm mes kampeve kundërshtare, por edhe brenda opozitës. Ndërkohë që Nikolla nuk i dha fjalën Berishës për t’iu përgjigjur akuzave të Ramës, ishte Tomor Alizoti ai që sakrifikoi minutat e tij për liderin e demokratëve.

Por, ky gjest s’i ka pëlqyer Enkelejd Alibeajt, i cili është kapur nga kamerat, duke i kërkuar llogari pse ia dha minutat, më pas del nga salla.


Shtuar 21.07.2022 12:30