Kapen trafikantët e gomones me 1 ton drogë
13 vjet të humbura, gjenden këpucët që intriguan Hollywoodyn
Pëlqej
Një palë këpucë të kuqe të vjedhur nga një muze, janë gjetur nga policia 13 vjet pas vjedhjes. Këpucët, të cilat u morën nga Muzeu Judy Garland në Minesota në vitin 2005, u zbuluan gjatë një hetimi të FBI.

Këpucët janë të një aktoreje të famshme amerikane Judy Garland, e cila ushtroi aktivitetin e saj artistik mes viteve 1924–1969. Ajo i mbante të veshura në rolin e saj te filmi “The Wizard of Oz”.

Këpucët ishin dorëzuar në muze po në vitin 2005 nga Michael Shaw, një koleksionisht objektesh. Ai besonte se stafi i sigurisë së muzeut do të ishte në gjendje t’i ruante ato.

Vendodhja e këpucëve në ngjyrë rubini ka intriguar Hollivudin për 13 vjet. Pas vjedhjes policia ofroi një shpërblim prej 250,000 dollarësh për këdo që jepte informacion të saktë që çontë në gjetjen e tyre shkruan klantv.

Një detektiv privat u punësua nga muzeu në vitin 2013, megjithatë, ishte FBI që ra në gjurmët e para të vendodhjes në verën e vitit 2017.

Garland thuhet se ka pasur shtatë palë këpucë klasike të vitit 1939. Vendndodhja e secilës palë ishte tema e një dokumentari të titulluar “The Slippers” , i cili u publikua në vitin 2016.
Shtuar më 14/09/2018, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori