13 vjeçari përjashtohet nga shkolla pasi stiloi flokët si Pogbas
Pasioni dhe dëshira për ti ngjarë futbollistit të famshëm Paul Pogba, ka bërë që 13 vjeçari i cili ka stiluar flokët si ai, të përjashtohet nga shkolla deri sa flokët e tij të rriten.

Benjamini dhe mamaja e tij Tracey nga Gainsborough në Lincolnshire shkuan të mërkurën tek berberi dhe mbetën shumë të kënaqur me rezultatin.

Por kur u kthyen në shtëpi, babi i tij e pyeti: A do ta pranojë shkolla këtë?

“Unë kontrollova websajtin e shkollës dhe askund nuk thuhej se nuk pranoheshin stivimet apo vijat, përveç ngjyrave,” ka thënë nëna e 13 vjeçarit.

Por kur ai shkoi në shkollë mësuesja i ka thënë se nuk mund ta pranonin me atë stil flokësh shkruan The Mirror./albeu.com/


Shtuar më 04/09/2016, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori