“12 minutat e ferrit”, në këtë vend bëhet stërvitje ekstreme për t’u bërë roje burgu (FOTO LAJM)

Nëse në shumë vende, duhet një CV e mirë dhe disa parametra fizike, në këtë vend të jesh roje burgu kërkon mund dhe një provë shumë të vështirë.

Rusi është e vështirë të bëhesh roje brugu dhe kjo është parë edhe në fotografitë që vetë Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi ka publikuar ku tregon sesa shumë kualifikime duhet të ketë dikush për të marrë atë rol shkruan albeu.com.

Të quajtura ndryshe edhe si “12 Minutat e Ferrit”, ata që hynë në provë kalojnë nëpër një stërvitje ekstreme përshirë këtu zhytje në baltë, noti në lumenj me temperaturë minus e duke vrapuar me një koleg në shpinë etj.

Të gjitha këto bëhen pasi për të ruajtur njerëz që kanë një të kaluar kriminale, duhet të jesh i përgatitur për çdo gjë./albeu.com/
Shtuar më 30/09/2019, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori