Ҫifti ideal, 6 vite diferencë
Pëlqej
Sipas studimit më të ri, çifti ideal është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij.

E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për një lidhje që të ketë sukses.

Burrat preferojnë gratë më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ai zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët.

Nëse bëhet fjalë për çështje zemrash, mosha s’do t’ia dijë, por nëse bëhet fjalë për një martesë të shëndoshë, e një familje normale, duhen ndjekur ato rregullat e vjetra. Jo më kot mashkulli përgjithësisht është disa vjet më i madh.

Femra plaket më shpejt, përfshirë menopauza, periudhë, e cila s’duhet ta zërë mashkullin në kulm të aftësive të tij riprodhuese.
Cilado qoftë diferenca moshore, qoftë nëse mashkulli është shumë vite më i madh ose anasjelltas, qoftë në rastet kur partnerët janë moshatarë, kuptojmë se në kohën e sotme mosha është thjesht një numër i papërfillshëm për partnerët.

Nuk kanë rëndësi vitet, por rëndësi ka se sa vjeç ndiheni brenda vetes./albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori