111-vjeçari kërkon të martohet
Shelby Harris nga Indiana ka festuar ditëlindjen e tij të 111-të dhe ka shprehur dëshirën për t’u martuar sërish.

Harris, i cili është i lindur në vitin 1901, ka përjetuar vdekjen e tri vajzave dhe dy grave të tij, ndërsa tash ka thënë se ndjehet i vetmuar dhe dëshiron të gjejë një grua tjetër.

“Do të doja vetëm edhe dy gjëra në jetën time. Do të doja të luaj sërish bejsboll dhe të martohem edhe një herë”.

“Sapo kam filluar të jetoj dhe dëshiroj të qëndroj akoma këtu. I dua të gjithë njerëzit dhe dua që të gjithë të më duan mua”, citon Huffington Post fjalët e Harris.

Shtuar më 04/04/2012, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori