11 simbole ëndrrash që nuk duhet kurrë t’i injoroni
Pëlqej
Psikoterapisti Jeffrey Sumber thotë se “kuptimi i ëndrrave shpesh herë lidhet me gjërat që ne kemi nevojë të mësojmë dhe kuptojmë për vetveten dhe botën përreth nesh”. Ekspertët thonë se këta 11 simbole ëndrrash nuk duhet t’i injoroni absolutisht kurrë:

1.Kutitë
Fshehje, sekrete, dhe zhgënjim
Nëse shihni kuti në ëndrra, në cdo moment, kjo është e pandërgjegjshmja që ju flet për fshehje. A jeni i shqetësuar se dicka po ju fshihet, apo je ti që po u mban një sekret të tjerëve? Nëse vini re një kuti të hapur në ëndrra, kjo mund të thotë se është koha të zbuloni sekretin. Nëse ndodh të shihni brenda kutisë dhe ajo është bosh, mund të jetë shenjë se aktualisht ndiheni i zhgënjyer nga dicka që po ju ndodh në jetë.

2. Rënie
Mungesë kontrolli, rrezik dhe ankth
Një ëndërr shumë e zakonshme është ajo ku personi ndihet sikur po bie. Kjo mund të jetë mënyra e të pandërgjegjshmes për të të thënë se gjërat po të dalin shumë nga kontrolli në jetën tënde. Mund të kesh frikë nga dështimi, apo se disa prej zgjedhjeve më me risk që ke bërë në jetë mund të kthehen e të të dëmtojnë në fund. Nëse rënia është simbol që të përsëritet në ëndrra, ndoshta është tregues i mirë se ke nevojë që të fokusohesh në veprimtari që luftojnë ankthin në jetën e përditshme.

3. Macet
Feminiliteti, spiritualizmi dhe pushteti
Macet janë një simbol i fuqishëm në ëndrrat e kujtdo. E pandërgjegjshmja ndoshta po të thotë se është koha të vihesh në kontakt me anën tënde femërore. Macja ka një sasi domethënëse fuqie dhe pushteti e që lidhet me feminilitetin. Mund të jetë edhe shenjë e një zgjimi spiritual.

4. Dhëmbët
Plakje, dukje, dhe shëndet
Për shumë njerëz që kanë parë ëndrra me dhëmbë, ato mund të kenë qenë një si makth, me dhëmbët që u thyen apo bien. Dhëmbët simbolizojnë frikën nga plakja, e madje edhe nga vdekja. Një mënyrë e mirë në përpjekjen për të lfutuar këtë frikë është të jetosh cdo ditë plotësisht, dhe duke bërë njëjetë pozitive. Mund të jetë edhe e pandërgjegjshmja që të thotë se je shumë i shqetësuar me dukjen dhe jo aq shumë me shëndetin. Në fund të fundit rëndësi ka si ndihesh dhe jo si dukesh.

5. Milingona
Mbështetje, punë e madhe, dhe irritim
Një insekt zakonisht të tregon se një gjë po të irriton në jetën tënde. Mund të jetë një shenjë që mendja të thotë të ndreqësh këta probleme përpara se të zmadhohen më tej. Milingonat janë insekte që punojnë bashkë në gjithcka që bëjnë. Ndoshta kjo ëndërr po të thotë se duhet të punosh bashkë me dikë, për të bërë gjërat si duhet. Një tjetër kuptim mund të jetë që duhet të vlerësosh marrëdhënien që ke aktualisht me miqtë dhe familjen tënde.

6. Flokët
Seksualiteti, statusi dhe liria
Nëse ëndërron për flokë, me shumë gjasa të duhet të punosh në disa aspekte të marrëdhënieve të tua fizike. E pandërgjegjshmja ndoshta po të thotë se është koha të përqafosh anën më seksuale të personalitetit tënd.
Flokët simbolizojnë gjithashtu një dëshirë për t’u lidhur me njerëz të tjerë, sa kohë që e njeh statusin tënd. Ti preferon të dish ekzaktësisht ku qëndron në marrëdhënie me të tjerët – në punë dhe në lidhje.
Dhe nëse sheh në ëndërr flokë të gjatë, po aspiron për një ndjesi lirie. Eshtë koha të heqësh qafe kufizimet artificiale që ndonjëherë ia vë vetvetes.

7. Uji
Ambicie, risk, rrjedhshmëri
Uji në ëndërr mund të nënkuptojë që dëshironin të ndërmerrni më shumë risqe. Mund të keni objektiva të mëdha në jetën tuaj dhe ëndrrat po të thonë që t’i ndiqni.
Risqet ndonjëherë mund të jenë frikësues, por ëndrra ndoshta po të thotë edhe që je duke ndërmarrë një risk të madh në jetën tënde. Sado e tmerrshme që mund të tingëllojë, duhet të kërkosh atë që do sepse nuk do e dish asnjëherë se cfarë do të marrës, nëse nuk e provon. Nëse ëndërron ujin, ndoshta thjeshtë nënkupton që të pëlqen një jetë e thjeshtë. Je duke pritur me durim për ditën kur mund të bësh një jetë të qetë e të rehatshme.

8. Fluturim
Guxim, lirim, pozitivitet
Ndërkohë që shumë prej nesh mund të dëshirojnë të fluturojnë, edhe më shumë njerëz kanë ëndërruar se mund të fluturojnë. Fluturimi tregon se je gati të marrësh vendime të guximshëm në jetë.
Ka shumë trysni që vjen prej veprimtarive të përditshme – në marrëdhënie apo në punë – dhe ti kërkon një farë lehtësimi. Ti ëndërron jo thjeshtë që të mundje t’i ikje problemeve, por edhe dëshiron që të fluturosh mbi ta.
Ruajtja e një qasjeje pozitive dhe bërja e zgjedhjeve të fuqishme do të të ndihmojnë ta arrish këtë lehtësim aq të nevojshëm.

9. Rrugë
Fat, udhëtim dhe thjeshtësi
Jeta mund të bëhet vërtetë e ndërlikuar me shumë rrugë metaforike që ne mund të ndjekim. Nëse sheh në ëndërr një rrugë, kjo është e pandërgjegjshmja që të thotë se është koha ta thjeshtësosh jetën tënde.
Hiq qafe drama që po marrin dalëngadalë kontrollin e jetës tënde. Fokusohu në gjërat e rëndësishme të jetës në këtë moment.
Nëse je person që beson tek fati dhe kjo rrugë po të shpie në një vend të mrekullueshëm, mos u frikëso që të vazhdosh këtë udhëtim, dhe në fund gjithcka do të funksionojë.

10. Baltë
Palëvizshmëri, rritje dhe shqetësim
Ashtu si një mjet mund të ngecë në baltë, edhe një njeri mund të ngecë simbolikisht në baltë. Nëse po ëndërron baltë, mendja po të zbulon se ndihesh i ngecur në zgjedhjet aktuale për jetën dhe se mund të ketë ardhur koha të clirohesh.
Balta simbolizon edhe rritjen dhe rilindjen. Ashtu si një lule që rritet në tokë, balta është kujtesë se mund të rifillosh në cdo aspekt të jetës tënde ku je i palumtur.
Mundet të jesh edhe i shqetësuar për gjërat. Kjo ndjesi e brendshme shqetësimi ka lidhje direkte me eksperiencën e të ndjerit i ngecur, dhe me shumë gjasë kërkon një ndryshim ritmi.

11. Ngjyra e gjelbër
Dashuri, shërim, pasion
A kanë ëndrrat e tua shumë gjelbërim apo shumë gjëra që sheh në ëndërr janë të gjelbëra? Ndoshta je në një vend shumë të mirë emocional në jetën tënde. je i kënaqur me ata që të rrethojnë dhe ata ndihen njësoj për ty.
/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori