11 gjërat që bëjnë njerëzit e pasuksesshëm në fundjavë
Çdo njeri mendon për fundjavën, për kohën se si do të kalohen 2 ditët e pushimeve. E vetmja gjë që i ndan njerëzit e suksesshëm me ata të pasuksesshëm është planifikimi i kohës.

1-Ata nuk kanë një plan

Jo çdo moment i fundjavës duhet të planifikohet, por njerëzit duhet të kenë një ide se si do ta kalojnë kohën e lirë.

2-0Ata nuk kanë kohë për njerëzit e dashur

Është e vështirë të gjesh kohë për njerëzit e dashur pas një jave të lodhshme, por duhet të mendoni edhe për atë pjesë.

3-Ata e kalojnë kohën me teknologji

Mos lejoni që t’ju sundojë celulari. Mbyllni postën elektronike dhe çdo gjë që ka të bëjë me rrjetet sociale e pushoni të qetë.

4-Ata nuk e shijojnë kohën e tyre

Sa herë që je i lirë, duhet të dalësh me shoqërinë në një vend që ju bën të gjithëve të ndiheni mirë.

5-Ata flejnë pjesën më të madhe të kohës

Edhe nëse keni kaluar një të premte ‘të çmendur’ duhet të pushoni pak dhe të ngriheni. Mos e kaloni fundjavën tuaj në krevat.

6-Ata numërojnë shpenzimet

Ju shpenzoni shumë gjatë javës dhe e shkatërroni fundjavën. Ju duhet të mendoni për veten tuaj dhe për gjerat që ju nevojiten, duke konsideruar edhe vendet e qejfit si lokalet e natës apo evente të ndryshme.

7-Ata nuk arsyetojnë, reflektojnë

Gjatë javës, është e vështirë të mendoni për gjërat që doni të bëni në jetën tuaj në të ardhmen. Ndonjëherë është e rëndësishme që të shikoni dëshirat personale.

8-Ata nuk pushojnë së menduari për punën

Të premten, është mirë të mendosh axhendën për të hënën e ardhshme. Të jeni të përgatitur është mirë, të jeni të fiksuar pas punës nuk është.

9-Ata përjetojnë gjithçka dhe zhgënjehen

Të kaloni gjithë fundjavën jashtë është diçka e mirë. Por në qoftë se ju nuk ndiheni mirë, atëherë duhet të mendoni se si të kaloni fundjavën e ardhshme.

10-Ata nuk pushojnë

Ka një kategori njerëzish që e kalojnë fundjavën duke bëë shumë punë. Në mënyrë që të jeni të suksesshëm në punë, është mirë që të çlodheni gjatë fundjavës, pra të ‘mbushni bateritë.’

11-Ata nuk përgatiten për javën e ardhshme

Të dielën në mbrëmje është koha perfekte për të bërë një plan për javën e ardhshme. Ju duhet të bëni një listë me gjërat që duhet të bëni gjatë javës, apo të shikoni axhendën ose të mendoni se si do të kaloni javën.
Shtuar më 01/02/2017, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori