Zyrtari ukrainas: Rusët po përgatisin një sulm kimik kundër luftëtarëve në Azovstal

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Mariupolit, Oleksandr Lashin ka deklaruar ditën e sotme se rusët janë duke u përgatitur për një sulm madhor kimik të mërkurën e 11 majit.

Në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Lashin tha se sulmi po përgatitet ndaj luftëtarëve ukrainas që vijojnë të qëndrojnë në fabrikën e çelikut Azovstal.

BBC raporton se luftimet vijojnë rreth e qark Ukrainës. Aktualisht beteja po zhvillohen rreth qytetit Rubizhne (në veri të Severodonetsk) dhe Bilohorivka (në perëndim). Më në perëndim, kryetari i qytetit strategjik të Slovyansk thotë se ushtria ruse ka bombarduar qendrën e qytetit.

Në qytetin e shkatërruar të Mariupolit, forcat e mbetura ukrainase po mbrojnë ende fabrikën e çelikut Azovstal nga sulmet e rusëve.

Dhe në qytetin port të Detit të Zi, Odesa, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u detyrua të kërkonte strehim pas një sulmi raketor./albeu.com


Shtuar 9.05.2022 19:03