Akuza ndaj Aleksandar Vuçiç për vrasjen e 6 të rinjve serbë në Pejë

Juristja Sofija Mandiç nga Qendra për Hulumtime Gjyqësore ka thënë se mosgatishmëria e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për t’iu përgjigjur  prindërve të të rinjve serbë të vrarë në kafenenë “Panda” të Pejës mund të karakterizohet si mungesë e edukatës familjare.

Në një intervistë për agjencinë Beta, Mandiç tha se përdorimi i fatkeqësisë së dikujt tjetër është sjellje jashtëzakonisht e keqe politike dhe se presidenti i Serbisë e bën atë shumë shpesh.

Sipas saj, është shkatërruese që prindërit e gjashtë të rinjve të vrarë, 25 vite më vonë, e shohin Presidentin e Serbisë si të vetmin “institucion” që mund t’u ndihmojë.

Siç thekson ajo, fakti që qytetari i rëndomtë, viktima e rëndomtë e një vepre penale dhe familja e saj kërkojnë mbrojtje nga Selia e Presidencës dhe jo nga autoritetet gjyqësore, tregon vetëm shkallën në të cilën pushteti ekzekutiv ka kontroll mbi prokurorinë dhe gjyqësorin.

“Mospërgjigjja e Vuçiqit për takim sigurisht që mund të karakterizohet si mungesë e edukatës familjare. Kur iu përgjigjej ftesave me shkrim të prindërve apo kur i merrte ato, Vuçiç do të duhej të thoshte se nuk është organ hetues, se nuk është gjykatës. Kjo do të ishte e vetmja gjë e duhur”, tha Mandiç.

Vuçiç në vitin 2013 në cilësinë e Zëvendëskryeministrit të Serbisë dhe shefit të zyrës për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë se fëmijët në “Panda” nuk janë vrarë nga pjesëtarët e UÇK’së  dhe se opinioni do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta.

Sipas  Mandiç,  Vuçiç në atë kohë ishte i kënaqur që në bashkëpunim me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) në kishte siguruar qasje në të dhëna të ndryshme delikate që posedonin autoritetet shtetërore serbe.

“Në atë entuziazëm, ndoshta për t’u mburrur, ai doli publikisht me informacionin për të cilin po flisni. Besoj se me atë deklaratë ka dashur të na thotë se sa i gjithëfuqishëm është, sa i informuar është. Ai dëshiron të shihet kështu në publik.

“Frika nga pushteti i tij plotë është ende një nga mekanizmat bazë të mbajtjes së SNS në pushtet”, tha Mandiç.

M♪ tej, ajo theksoi se deklarata e Vuçiqit e vitit 2013 nuk kishte motive drejtësie, por më tepër ishte personale dhe egoiste.

Nga Masakra në kafiterinë Panda në vitin 1998 në Pejë kishin mbetur të vdekur 6 të rinj serbë. Atë kohë mediat e  regjimit të Slobodan Millosheviqit e kishin fajësuar UCK-në, por tani është bërë e qartë se ajo është kryer nga Shërbimet e Serbisë./express