E denoncoi i ati, zhduket “pa gjurmë” 19-vjeçarja në Tiranë

Një 19-vjeçare është larguar në drejtim të paditur nga banesa e saj në Tiranë.

Ka qenë babai i të resë që ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e vajzës së tij.

Ndërkohë policia bën të ditur se po punohet për gjetjen e saj.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/