104-vjeçarja hidhet me parashutë
Peggy McAlpine,104-vjeçare e cila ka dy fëmijë, 4 nipa e 2 stërnipa, u hodh me parashutë nga lartësia 731 metra në Veri të Qipros.

Ajo do të hyjë në librin Guinness, pasi është njeriu më i vjetër që merr pjesë në sport. Zonja e moshuar vendosi të ‘pushtonte sërish qiejt’, pasi të njëjtin rekord që ajo vendosi pesë vjet më parë, u thye nga një 101-vjeçare amerikane.

“Shfrytëzova çdo minutë të tij. Ishte më mirë se herën e shkuar. Do ta bëja sërish patjetër, sidomos nëse dikush do të thyejë rekordin tim”, tha ajo për Sunday Express.
Shtuar më 30/04/2012, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori