Joao Felix shumë i “shtrenjtë” për anglezët, sezoni vazhdon te Atletico

Joao Felix mund të kalojë pjesën tjetër të sezonit te Atletico Madrid.

Sipas mediave, portugezi mund të qëndrojë në skuadrën madrilene të paktën deri në verë, pavarësisht se nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me Diego Simeone. Arsyeja kryesore që e pengon fantazistin e sulmit të kalojë në një klub tjetër është çmimi i tij, me “colchonerot” që dëshirojnë të marrin 130-140 milionë euro.

Asnjë nga klubet e interesuara për Felix nuk është gati të paguajë atë lloj parash. Gjithashtu u morën në konsideratë opsione të tilla si huazimi me obligim ose opsion blerjen, por edhe në këtë rast, transferimi do t’u kushtonte shumë blerësve potencialë. Për më tepër, Atletico beson se Joao ende mund ta ndihmojë ekipin, duke pasur parasysh nivelin e tij.

Në sezonin aktual të La Ligës, Felix ka luajtur 13 ndeshje në të cilat ka shënuar 4 gola dhe asistuar 3 të tjerë. /albeu.com