10 vendet me rezervat më të mëdha të arit (FOTO LAJM)

1. SHBA 8133.5 tonë
Në dekadën e fundit Banka Qendrore e Rusisë ka blerë 570 tonë ar. Kjo peshë është sa tre herë pesha e statujës së Lirisë në SHBA dhe e bën Rusinë blerësen më të madhe të arit në botë.

Kina, që është vendi i dytë, ka blerë katër herë më pak se Rusia, raporton agjencia e lajmeve “Bloomberg”. Rusia dhe Kina përdorin arin kundër ndonjë krize të mundshme ekonomike apo zhvlerësimit të dollarit, njofton shekulli.

Sipas të dhënave nga Këshilli Botëror i Arit, në tetor të vitit 2012, Rusia kishte një rezervë prej 936.7 tonë. Rekordi më të madh Rusia e ka pasur në vitin 1941 kur kishte 2800 tonë ar, gjë e cila e ndihmoi për të marrë veten pas Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pse Rusia është blerësja më e madhe e dekadës së fundit, kjo nuk do të thotë se ajo është poseduesja më e madhe e arit. SHBA-të mbajnë pozicionin e liderit me 8133.5 tonë, që është e barabartë me 75.4% të rezervave të saj shtetërore.

Gjermania vjen e dyta me 3391.3 tonë ndërsa në vend të tretë qëndron Fondi Monetar Ndërkombëtar me 2814 tonë. Kina ka vendin e gjashtë kurse Rusia vendin e tetë. Sa i përket individëve, në krye qëndron investitori global dhe këshilltari i administratës së Obamës, George Soros. Në gusht të vitit 2012 raportohej se ai kishte ar me vlerë 130 milionë dollarë. Në fund të vitit 2011 përllogaritej se në total në të gjithë botën ka 171 300 tonë arë. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori