DETAJET/ Si u aksidentua makina e ambasadës ruse në Tiranë, shoferi ishte “problematik”, 2 herë më parë u kap me shpejtësi tej normave

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmejn e djeshme te mbikalimi në Mjull Bathore, në Tiranë.

Makina e trupës diplomatike ruse doli nga rruga, u përmbys, e për pasojë mbeti i vdekur shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, 36 vjecc, ndrësa i plagosur shoferi i mjetit, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Policia bën me dije se makina e ambasadës ruse është përplasur me banderolën metalike të rrugësa, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën. Burime për News 24 thonë se automjeti i ambasadës ruse që u përfshi në aksident, ka qenë i vendosur në alert nga shërbimet e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, pasi më parë ky automjet është konstatuar rreth dy herë nga makina inteligjente nga radari me shpejtësi tej normave të lejuara (31 mars dhe 5 prill) dhe ka qenë po i njëjti shofer i cili po drejtonte automjetin edhe mbrëmë, pra ka qenë problematik.

Komisariati i policisë rrugore Tiranë ka ndjekur procedurat lidhur me këtë automjet dhe drejtuesin e saj, ku me anë të ministrisë së jashtme më parë i është dërguar informacioni i shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës ambasadës ruse se mjeti ka kryer disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Edhe në aksidentin mbrëmë dyshohet se prej shpejtësisë së lartë drejtuesi i mjetit 36-vjeçari rus S.M. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën./albeu.com/