10 kryeqytetet më të populluar në botë (FOTO LAJM)

Tokio (JAP) - 13,185,502 banorë
Numri i banoërve në botë i ka kaluar 7 miliardët dhe tendenca është gjithmonë në rritje pavarësisht problemeve social-ekonomik dhe politik që po kalon njerëzimi vitet e fundit. Kina dhe India po rriten me hapa galopant duke patur së bashku një popullsi që është më e madhe se 2/3 e popullsisë në mbarë botën. Por përveç shteteve gjigandë ka edhe disa qytete që kanë popullsi të barabartë, ndoshta edhe më të lartë se shumë shtete në mbarë rruzullin tokësor.

Ne kemi zgjedhur t'iu servirim 10 kryeqytetet më të populluara në botë, të cilat sa më shumë kohë kalon aq më shumë e rrisin numrin e popullsisë.

Të vetmit kryeqytete europiane që bëjnë pjesë në Top 10 janë Londra dhe Moska, ndërsa 8 të tjerët i përkasin Azisë dhe Amerikës së Jugut. /albeu.com/

Për më shumë informacion vizitoni foto-galerinë e mësipërme...
Shtuar më 25/09/2012, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori