10 hapa për trupin perfekt që ëndërroni
Nuk është e nevojshme të ngjisni male apo të bëni orë te tëra aktivitet fizik. Ajo që ka më shumë rëndësi është rregulli.

Të alternoni muaj duke praktikuar sport intensive, dietë të shëndetshme dhe pastaj për një moment të stoponi nuk është gje e mirë.

Mjaftojnë disa hapa, vullnet dhe dëshirë për një trup të bukur për të arritur në rezultatet e dëshiruara.

Ja 10 hapa me anë të cilëve do arrini trupin që gjithmonë keni dëshiruar.

Hapi 1
Pini ujë sa më shumë të keni mundesi gjatë ditës. Rekomandohen deri në 10 gota ujë në ditë. Uji gjallëron metabolizmin dhe ndikon pozitivisht në mbarëvajtjen e tij. Uji të krijon ndjesinë e ngopjes pa marre kalori. Për cdo 2% dehidratim, muskujt humbasin 13 % fuqi.

Hapi 2
Është provuar që të konsumosh 1 lugë vaj ulliri pas mbarimit të drekës ose darkës ndihmon në largimin e dhjamrave te tepërta në organizëm. Kjo është paksa e çuditshme për shumëkënd që e dëgjon, por eksperienca e atyre qe e kanë provuar rezulton pozitive.

Hapi 3
Në përgjithësi duhet te zgjedhesh nje suplement për të bërë të mundur marrjen e dozave të nevojshme të vitaminave ose mineraleve. Përdorimi i disa të tillëve në ditë mund të jetë edhe me efekt toksik për organizmin.

Hapi 4
Suplementet janë shtesa ushqimore në rastet kur mendohet që me anë të ushqimit nuk po merren sasitë e mjaftueshme të vitaminave dhe lendëve minerale. Ne rastet kur vaktet janë të pasura nuk ka nevoje të perdoren suplementet ushqimore si psh komplekset e mirënjohura si Centrum.

Hapi 5
Konsumoni ushqim sa më cilësor. Sa më cilësor të jetë ushqimi aq me mirë reagon organizmi ndaj tij. Rekomandohen të konsumohen porcione të vogla ushqimi 5-6 në ditë në vend të tre vakteve klasike që përdoren zakonisht. Porcionet më të vogla treten me shpejt dhe i japin më shume energji orgainizmit. Duhet që sasia e proteinave të jete më e madhe se sasia e karbohidrateve gjatë nje vakti. Balancimi i ketyre 2 përbërësve ka një rëndësi të vecantë për organizmin

Hapi 6
Vendosni një rregull në jeten tuaj persa i perket ushtrimeve fizike. Rekomandohet që të zhvilloni një aktivitet fizik si : vrapim , palester , not etj 3 here në javë nga 45-60 minuta. Vendosja e këtij rregulli në jeten tuaj do jetë dicka pozitive për një pamje gjithnjë në formë të trupit tuaj.

Hapi 7
Vrapi , bicikleta , noti janë disa sporte që ngrënë rrahjet e zemrës gjatë kohës së stërvitjes. Këto stervitje rekomandohen të bëhen rregullisht por duke u konsultuan edhe me specialistin ose mjekun tuaj përsa i perket benefiteve apo rrisqeve që mban tejkalimi i disa normave të caktuara.

Hapi 8
Stervitje force, këtu bëhet fjalë për stervitjen me pesha. Kjo është një mënyrë efikase për të krijuar dhe shtuar masen muskulore dhe ndihmon në djegien e shpejtë të kalorive të marra. Tre here në javë nga 30-60 min është më së mjaftueshme për këtë qëllim.

Hapi 9
Shplodhuni. Pas nje stervitje fizike ajo qe i nevojitet me shume organizmit është shplodhja. Gjumi duhet të jetë i mjaftueshëm dhe cilësisht i mire për të arritur një clodhje optimale.

Hapi 10

Stërvituni me nje shok / shoqe. Kjo mund të jetë një kvshillë tepër e vlefshme që do u jepet. Stervitja me dikë tjetër ka avantazhet e veta të pa krahasueshme. Në një moment dobesie ju do keni dikë që tju ndihmojë, ashtu edhe në rastet që po e teproni do keni dike që tju këshilloje.




Shtuar më 26/07/2016, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori