10 faktet e parashikuara nga seriali Simpsons (VIDEO)
Simpsons, seriali më i dashur për fëmijët dhe të rriturit, ditën e sotme po bëhen hit në internet për shkak të një lloj parashikimi që mendohet të jetë bërë gjatë serialit për presidentin e SHBA-së.

Dhe Simpsons kishte të drejtë, sot SHBA-ja është zgjuar me një president të ri, dhe ai jo vetëm që quhet Trump si në serial por ka dhe të njëjtën pamje.

Në episodin “Bart to the Future”, i transmetuar në mars të vitit 2000, Lisa Simpson zgjidhet në krye të Shteteve të Bashkuara duke pasuar në këtë post Donald Trump.

“Kemi trashëguar një buxhet të madh nga Presidenti Trump”, thotë ajo në takimin e parë në Zyrën Ovale.

"Ishte një paralajmërim logjik për Amerikën, që dukej se po shkonte me shpejtësi drejt marrëzisë në atë kohë”, thotë skenaristi i filmit vizatimor, Dan Greaney për “The Hollywood Reporter”.

Por si duket Simpson ka parashikuar dhe shumë ngjarje të tjera të ndodhura ndër vite si virusin Ebola dhe zbulime të tjera të mahnitshme të cilat mund t’i shikoni në videon e mësipërme./albeu.com/
Shtuar më 09/11/2016, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori