Ermiona del kundër Arbrit dhe Zhaklinës: Kë po edukoni?

Ish- banorja e shtëpisë së “BBV2”, Ermiona Lekbello është skualifikuar para pak javësh, si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, një vendim ky nga Vëllai i Madh, i cili u komunikua me anë të një zarfi të zi.

E së fundmi Ermiona ka reaguar me anë të një video në Instastory për opinionistët e spektaklit dhe mënyrës se si ata mundohen t’i ‘edukojnë’ banorët me të cilën Ermiona nuk është aspak dakord. Gjithashtu ish-banorja është shprehur se duhet të kthehet në Shqipëri për të qenë pjesë e një ‘Prime’ e për të pasur një përballje me opinionistët, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.

Nuk mund te hesht! Pash një sekuencë të “BBV” dhe po dëgjoja analistët që po bënin edukatorët. Në fakt dëgjova një analist, që po bënte edukatorin. Janë burra dhe gra ata aty brenda në “BBV”, është elita. Po bëjmë edukim? Elitës? Burrave dhe grave që janë brenda? Që analistët kanë të njëjtën moshë, nuk e di paradokse, gjithsesi unë duhet të marr pjesë në ndonjë ‘Prime’. Mendoj duhet të bëjë ndonjë xhiro nga Shqipëria se do argëtoheni e do argëtohem dhe unë bashkë me ju.

Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Vetëm pak më parë e ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara është pyetur se çfarë mendon për përkrahjen që ish të dashurit i saj, artisti Butrin Imeri ka shprehur gjatë kohës kur Kiara ishte brenda shtëpisë dhe rreth të gjitha aludimeve që qarkulluan më pas.


Shtuar 26.03.2023 18:47