Tensionet në Kuvend, Rama: Nuk kam fare punë në një situatë zoologjike

Kryeministri, Edi Rama, foli sot në Opinion për situatat e tensionuara në Kuvend , përjashtimin e disa  deputetëve demokratë nga kuvendi për shkelje etike dhe mugesën e tij nga Kuvendi për tu ballafaquar me opozitën.

Rama tha se do shkojë në parlament kur ta shohë ai të arsyeshme.

Ai e cilësoi situatën e sotshme me bllokimin e foltores në Kuvend nga opozita dhe debatete e ashpra, si situatë zoologjike dhe se nuk do që të marrë pjesë në këtë gjë.

“Nuk kam fare punë në një situatë zoologjike. Janë dy grupe që nuk lënë njëra tjetrën të flaisn. I kam borxh qytetarëve që më kanë besuar që të mos jem në atë degradim zoologjik të kuvendit të Shqipërisë. Opozita është arratisur nga detura prej vitesh. Ka iku nga detyra dhe është shpërbërë. Për këtë unë nuk kam më disponim që të hyj dhe të dal në politikën e përditshme si në fushatë elektorale. Angazhimi im do jetë krejt i ndryshëm për të shlyer sado pak atë njollë bashkëfajësie për gjithë atë degradim.

Unë nuk vendos se si duhet të sillet opozita, por vendos si duhet të sillem vetë.
Kur fola për ça fola nuk kisha parasysh fryrjen e bilbilave, në një moment të caktuar në parlament mund të frysh dhe bilbilin. Kisha parasysh një vijë të gjatë sjelljeje që është në nivelin më të ulët të edukatës të çdo familje në Shqipëri.
Unë do shkoj në parlament kur e shoh unë të arsyeshme. Unë flas me faktin e thjeshtë që më vjen turp dhe më vjen realisht turp që nuk kam mundur të ndikoj në ndryshimin e kësaj situate në parlament”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 16.02.2023 21:20