Vijojnë tensionet në Sri Lanka, protestuesit tentojnë të futen në Kryeministri

Edhe pas dorëheqjes së presidentit në Sri Lanka, duket se tensionet atje nuk kanë të sosur.

Është përshkallëzuar protesta në Sri Lanka, ndërkohë, që presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur në Maldive.

Protestuesit kanë tentuar tëe futen me forcë në godinën e Kryeministrisë. Disa janë përpjekur t’i thyejnë vetë portat, ndërsa të të tjerët hedhin shishe në drejtim të sigurisë.

Ndërtesa ka siguri të madhe megjithatë, një rresht ushtarësh po ruajnë perimetrin. Nga ana tjetër, policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.