Fuad Mohamed Khalaf, një nga drejtuesit e lëvizjes terroriste Al Shabab, e lidhur me Al Kaedan, ka vënë një çmim për ata që ofrojnë
informacion që do çojë në
kapjen e presidentit amerikan, Barak Obama dhe Sekretares së Shtetit,
Hillari Klinton.
Ai tha se ofron 10
deve për atë që jep
informacion për
kapjen e Obamës dhe 20 pula për
kapjen e
Hillari Klintonit.
CNN raporton se Khalaf ka thënë: “Kushdo që sjell
informacion për vendndodhjen e një të pafeu si Obama dhe për zonjën e Bill
Klinton, me emrin
Hillari Klinton, do i jap shpërblim.
Kushdo që ndihmon muxhahidinët për vendndodhjen e Obamës do marrë 10
deve, kurse për Klintonin do marrë 10 pula dhe 10 gjela”.
Shtuar më 11/06/2012,
ora 12:49