1 milionë dollarë, për skeletin e dinozaurit
Një person e bleu për një milion dollarë një skelet dinozauri të ruajtur mirë, në ankandin e New Yorkut. Skeleti i përket llojit aziatik Tyrannosaurus Bataar, kafshës së ngjashme me Tyrannosaurus Rex shtatëmetërsh nga Amerika e Veriut, transmeton njoftimin ZR.

Skeleti iu shit një blerësi privat, por ai nuk mund ta marrë atë deri sa të mos jenë zgjidhur të gjitha çështjet ligjore. Ekziston një vendim gjyqësor që parashikon ndalimin e shitjes së skeletit në emër të presidentit mongol.

Mongolia ngul këmbë se skeleti i gjetur në shkretëtirën e Gobit është përvetësuar nga grabitësit.
Shtuar më 22/05/2012, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori