Zbulohet misteri i "gruas me të zeza", rekord klikimesh në Facebook (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dëshira e saj e vetme ishte që të jetonte në paqe, ndaj një grua e cila është e veshur e tëra me të zeza, për ditë të tëra ishte në rrugëtim të vazhdueshëm. 56 vjeçarja Elizabeth Poles, nënë e 2 fëmijëve është bërë e famshme pasi një numri të madh njerëzish i ka bërë përshtypje kur e kanë parë në rrugë.

Për javë me radhë ajo ka përshkuar në këmbë qindra kilometra e veshur me të zeza, duke kaluar shumë shtete të Amerikës. Kaq ka mjaftuar që të shtohet kurioziteti i njerëzve, që kanë hapur një faqe në Facebook "Ku ndodhet gruaja misterioze me të zeza?”, që ka marrë 64 mijë “like”. Në Uinçester në Virxhinia, gruaja është ndaluar dhe është shpëtuar nga policia.

Gruaja është nga Alabama dhe udhëtimi që ajo kishte ndërmarrë në këmbë ishte për të gjetur vetveten. Kaq ka mjaftuar që të shuhej i gjithë ky mister, në të cilën njerëzit shtronin shumë pikëpyetje. /albeu.com/



Shtuar më 02/08/2014, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori