Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
“Veza e Kolombit”, kuptimi i saj i fshehur
Shpeh herë mund të kemi dëgjuar shprehjen “Veza e Kolombit”, disa mund ta kenë kuptuar e disa jo.

Zakonisht kjo shprehje përdoret kur përshkruhet një mjet, mynyrë e rëndomtë për të zgjidhur një problem, që dukej sikur nuk kishte zgjidhje.

Thuhet se Kristofor Kolombi ishte i ftuar në një darkë pas kthimit të tij nga Amerika, dhe gjatë banketit disa fisnikë spanjollë u përpoqën të ulin rëndësinë e arritjes së ekspeditës së tij, duke thënë se cilido do të mund të bënte të njëjtën gjë.

Kolombi i sfidoi ata të vendosnin një veze në këmbë mbi tryezë, pa u rrëzuar në anë. Pasi nuk ia arritën dot, fisnikët e sfiduan Kolombin ta provonte ai vetë.

Lundërtari e përplasi lehtësisht vezën në tavolinë dhe e la aty, drejt dhe të palëzur. Spanjollët u ankuan duke thënë se edhe ata mund ta bënin diçka të tillë, ndërsa Kolombi iu përgjigj se vërtet mund ta bënin, por qe ai qe e kishte kryer. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2016, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori