Vdes milioneri që jetonte me 300 euro në muaj (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një milioner gjerman ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare nga një infarkt në zemër, ndërsa u bë i famshëm pasi jetonte me më pak se 300 euro në muaj.

Ai mori më tepër famë jo falë kompanive që zotëronte, por në sajë të jetës së thjeshtë që kishte ndërmarë. Ai blente në supermarkete dhe nuk shpenzonte shumë, duke u cilësuar i barabartë me të tjerët.

Klaus Zapf, një milioner gjerman dhe një sipërmarrës në fushën e zhvendosjes së mallrave, i cili kishte hequr dorë nga pasuria e tij ka ndërruar jetë në datën 20 gusht. Sipas BBC, Zapf ishte themelues dhe bashkëpronar i Zapf Umzuge, një nga kompanitë më të mëdha të zhvendosjes në Europë.

Ai jetonte në një apartament të vogël dhe paguhej vetëm për të mbuluar nevojat më themelore, ndonëse gëzonte një pasuri marramendëse. Për më tepër, thuhej se mblidhte shishe të riciklueshme dhe bënte pazar në supermarkete me çmim të ulët. “Nuk kam nevojë për para. Na bëjnë të pabarabartë,” thoshte ai. Ai e themeloi kompaninë e tij në Berlin në vitin 1975 pasi la studimet. Kompania e tij ka 600 punëtorë dhe 60 mijë klientë në vit. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori