Bie nata në Ukrainë! Gjithçka duhet të dini për pushtim rus deri më tani

Në Ukrainë ka rënë nata, dhe albeu.com më poshtë ju sjell disa nga zhvillimet më të fundit në ditën e tretë të pushtimit rus.

-Në Kiev, një shtetrrethimi në mbarë qytetin ka hyrë në fuqi dhe do të zgjasë deri të hënën në mëngjes, ndërsa qyteti përgatitet për një sulm të ri rus.

-Kryebashkiaku Vitali Klitschko thotë se kushdo që shihet në rrugë do të konsiderohet si një “diversant” rus.

-Diku tjetër, autoritetet në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, thonë se trupat kanë luftuar një sulm rus. Një zonë banimi në qytetin e Okhtyrka është goditur me granatime të forta.

-Udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë thotë se ka dislokuar luftëtarët e tij në Ukrainë për t’iu bashkuar betejës me trupat ruse.

-Kryeministri hungarez Viktor Orban tha për BBC-së vendi i tij do të mbështesë plotësisht të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

-Gjermania ka hequr dorë nga dorëzimi i armëve vdekjeprurëse gjermane në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta.

-Më shumë se 120,000 njerëz vlerësohet të kenë ikur nga Ukraina në vendet më perëndimore që nga pushtimi./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 19:38