S'ka 'selfie' ngacmuese në punë, irritohet sekretarja
Pëlqej
Të bësh "selfie" dhe të provokosh ndjekësit në rrjetet sociale nuk është aspak e hijshme, por një punonjëse me urdhër të prerë është pushuar nga puna. Duket se ngacmimet të cilat përcillen pas postimit të këtyre fotove të realizuara në një institucion të caktuar, nuk janë fort të këndshme. Një sekretare e parlamentit zviceran e cila bënte “selfie” në zyrë është pezulluar nga puna.

Ajo postonte foto ku në imazhet e publikuara, duken objektet që ndodhen në zyrën e parlamentit në Pallatin Federal në Bernë. E reja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka 11 mijë ndjekës dhe çdo ditë i dhuronte foto të nxehta admiruesve të saj. Këto foto nuk janë anashkaluar lehtë, pasi kanë ngjallur shumë polemika. Tashmë llogaria e saj në “Twitter” është mbyllur. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2014, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori