Shokohen teleshikuesit për BB anglez, konkurrentja mbetet shtatzënë dhe humb fëmijën
Pëlqej
Një konkurente në Big Brotherin anglez është detyruar që të lejë lojën, pasi ajo kishte ngelur shtatzënë. Për fat të keq, pasi ishte ndjerë keq ajo kishte humbur fëmijën, ndërsa nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj.

Çdo gjë ka qënë një surprizë e vërtetë për Kimberly Kisselovich, modele kaliforniane dhe konkurrente e Big Brotherit anglez. Vajza në fjalë ishte detyruar që të linte shtëpinë e Big Brotherit, dy javë më parë për shkak të dhimbjeve.

"Daily Star” më pas ka shkruar që modelja kishte mbetur shtatzënë, pasi brenda shtëpisë kishte patur marrëdhënie seksuale me një tjetër konkurrent, Steven Goode.

Konkurrentja nuk e dinte që kishte mbetur shtatzënë, por kishte bërë një shaka me prezantuesen, ndërsa kishte dalë nga shtëpia e Big Brotherit. Pas vizitës nga bluzat e bardha, asaj i kanë thënë se kishte humbur fëmijën, pasi fetusi ishte rritur jashtë mitrës. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori