Shkencëtarët zbulojnë qytetet që flenë dhe zgjohen më herët
Pëlqej
Në sajë të studimeve të kryera së fundmi është arritur në një konkluzion se format e gjumit të një qyteti, dëshmojnë një histori të mrekullueshme të kulturës dhe njerëzve të tij. Kanë qënë një grup shkencëtarësh të cilët janë marrë deri në detaj me analizën referuar banorëve të qyteteve të ndryshme, se çfarë orari kishin për të fjetur dhe kur zgjoheshin.

Një studim i fundit që është marrë me zakonet globale të gjumit, ka arritur në përfundimin se njujorkezët janë të parët që shkojnë në shtrat, ndërsa moskovitët të fundit që ngrihen prej tij.

Kërkuesit e “Jawbone” i nxorën të dhënat nga përdoruesit e gjurmuesit të njohur të fituesit që zotëron kompania teknologjike. Në përfundim rezultoi se shumica e Nju Jorkut fle apo janë shtrirë në shtrat në orën 11 të mbrëmjes, ndërsa Moska dhe Dubai nuk ngrihen pa shkuar ora 8 e mëngjesit.

Po sipas këtij studimi u vu re se qyteti që fle më pak në të gjithë botën është Tokio, në Japoni, ku banorët flenë mesatarisht 5 orë e 44 minuta. Më shumë flihet në Melburn të Australisë, 6 orë e 58 minuta. Më shpejt shkojnë në shtrat banorët e Brisbanes, në Australi. Ata flenë në orën 10:57 të mbrëmjes. Më vonë shtrihen moskovitët në 12 e 46 pas mesnate. Më shpejt zgjohen në Brisbane, Australi, në orën 6 e 29 në mëngjes. Mesatarisht banorët e Moskës, Rusi zgjohen në orën 8 e 8 të mëngjesit, më vonë nga të gjithë. Më shumë hapa hedhin në Stokholm të Suedisë, 8876 hapa. Më pak në San Paulo të Brazilit, 6254. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori