Operohet në tru, pacienti luan në violinë gjatë ndërhyrjes
Pëlqej
Një violinist i'a ka dalë mbanë një operacioni që ka kryer në tru, ndërsa gjatë gjithë ndërhyrjes ai ka luajtur disa pjesë. Ndonëse kjo duket e pabesueshme, janë dashur plot dy vite kërkime pasi nuk mund të bëhej një ndërhyrje e dytë.

Ngjarja ka ndodhur në Mayo Clinic të Rochester-it në Minnesota, SHBA. Violinisti Roger Frisch i Orkestrës së Minesotës, tre vjet më parë nisi të ankohej për një dridhje duarsh, që nuk e lejonte më të luante në violinë.

Problemi u diagnostikua me prejardhje neurotike, por mjekët dolën në përfundimin se mund të eleminohej me një ndërhyrje kirurgjikale në tru. Mësohet se Roger duhej operuar duke i rënë violinës, për të parë efektet e ndërhyrjes kirurgjikale drejtpërdrejt, pasi ky lloj operacioni nuk mund të zhvillohet kurrë dy herë. Tashmë çdo gjë ka përfunduar me sukses. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori