Mjekët braktisin gruan në spital, burri i padit
Pëlqej
Një 29 vjeçar ka paditur mjekët e një spitali në Kinë, pasi ka gjetur gruan e tij të vdekur vetëm në sallën e operacionit, pasi ajo kishte lindur djalin e tyre. Foshnja ishte gjallë, ndërsa burri ka vijuar procesin gjyqësor kundër mjekëve, për neglizhencën ndaj gruas së tij.

Liu Hsiung kishte pyetur infermieret për ti treguar për gruan e tij Zhang Chun, pasi ajo kishte kaluar një traumë komplikacionesh në spitalin ku ishte.

“Më thonin se ajo ishte në një proces operacioni, por shikoja nga larg dhe askush nuk ishte afër saj”, ka deklaruar burri. Ai është futur me force në sallë, ku ka gjetur trupin e gruas së vdekur në tavolinë dhe një pastruese afër saj që hante arrë kokosi.

“Kur u futa në dhomë u shokova dhe ishte tepër vonë, sepse gruaja ime kishte vdekur dhe doktorët e infermierët nuk ishin aty", ka thënë më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori