Ky është propozimi më ekstrem
Pëlqej
Një i ri kishte menduar një propozim të veçantë për të dashurën e tij, ndërsa ndodhej në mbi 4 kilometra lartësi. Ai kishte menduar deri në detaj se si do të zhvillohej ceremonia e fejesës, ndërsa të ftuarit ndodheshin në tokë dhe mjaft të entuziasmuar.

Zjarrfikësi nga Kalifornia, Brandon, nxjerr unazën për të dashurën e tij Nicole, e cila aksidentalisht bie poshtë. E gjithë kjo ishte pjesë e inskenimit të surprizës, pasi ajo nuk ishte e vërtetë dhe diçka më e madhe i priste të dy në tokë. Gjithçka përfundoi me një fund të lumtur, pasi Nicole tha “po”. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori