Kryen operacione për ti ngjarë Michael Jackson (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shumë persona kryejnë operacione plastike, për ti ngjarë idhujve të tyre. Të njëjtën gjë ka bërë një 32 vjeçar, i cili përpos operacioneve, i kushton shumë orë kërcimit, për ti ngjarë Michael Jackson.

Bëhet fjalë për një imitues brazilian, i cili ka shpenzuar rreth 3 mijë dollarë për disa operacione plastike, në mënyrë që t’i ngjajë sa më shumë ish-yllit të muzikës botërore.

Antonio Gleidson Rodrigues, shpenzon çdo ditë katër orë kohë duke perfeksionuar lëvizjet e idhullit të tij dhe dy orë për të bërë tualetin. I gjithë ky mundim bëhet vetëm që kur të dalë rrugëve të Fortalezës, njerëzit t’i kërkojnë autografe dhe të bëjnë “selfie” me të.

“Kam bërë operacion në hundë dhe i kam injektuar acid fytyrës që të më zbardhej lëkura. Kam rregulluar dhëmbët dhe gjithashtu kam bërë tatuazh vetullat, për t’i ngjarë sa më shumë Michael-it”, ka thënë ai.

“Mendoj se humbja e një njeriu të tillë, artisti më i madh i të gjitha kohërave, është një tragjedi botërore. Nuk do ketë më njeri tjetër si ai, por unë do të mundohem të bëj më të mirën time”. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori